Maqedoni
Mbyllen vendvotimet
31.10.2021 20:11
Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut....

Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë në raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale. Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment janë hasur në objektin ku votohet.
Siç informoi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, votimi do të vazhdojë në disa vendvotime, ku ka pasur ndërprerje të procesit zgjedhor mbi një orë. Vazhdimi i votimit do të jetë aq sa ka zgjatur ndërprerja.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, dalja deri në orën 18:30 është 48,88 për qind.
Në raundin e dytë të Zgjedhjeve të shtata lokale u votua për kryetarë komunash në gjithsej 44 komuna në 2481 vendvotime. Të drejtë vote në këto komuna kanë 1.353 990 votues.
Përsëritje të votimit për kryetar komune dhe për këshill pati në një vendvotim edhe atë (0543) në Dibër dhe në vendvotimin 2597/1 në Shuto Orizare për anëtar të këshillit. Gjykata Kushtetuese e anuloi votimin në këto dy vendvotime për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor.
Në raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale u votua për kryetarët në komunat:
Haraçinë, Manastir, Bogovinë, Bërvenicë, Vasilevë, Vevçan, Vrapçisht, Gjevgjeli, Gostivar, Debarcë, Demir Kapi, Demir Hisar, Dollnen, Zhelinë, Zelenikovë, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Kumanovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Novosellë, Ohër, Pehçevë, Probishtip, Radovish, Rankovcë, Resnjë, Rosoman, Nagoriçan i Vjetër, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Qendër, Çair, Çashkë, Çeshinovë-Obleshevë, Çucer Sandevë, Shuto Orizare dhe Qytetin e Shkupit.
Në raundin e parë të votimit u zgjodhën 32 kryetarë komunash si edhe anëtarët e këshillave komunalë.
Për shkak të pandemisë me Kovid-19, Zgjedhjet lokale zbatohen me respektimin e masave të përgjithshme për mbrojtje nga Kovid-19./Mia
