Botë
KSHZ: Dalja deri në orën 18:30 është 48,88 për qind
31.10.2021 20:00
Dalja deri në orën 18:30 në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021 është 48,88 për qind....

Dalja deri në orën 18:30 në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021 është 48,88 për qind. Në votim dolën gjithsej 558.943 qytetarë, deklaroi në konferencë për shtyp kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski.
Dalje më të madhe ka Vevçani – 81,2 për qind, më pas Rosomani – 80,81 për qind dhe Demir Kapia – 80,37 për qind, përderisa në komunat e tjera dalja është nën 78 për qind. Dalje më të vogël ka në Saraj – 28,12 për qind.
“Konsideroj se të gjithë u bindëm se patëm ditë të suksesshme dhe të qetë votimi, me numër të izoluar të incidenteve, të cilat nuk janë të organizuara. patëm votim të drejtë dhe demokratik, ku pamë se pajisjet për identifikim biometrik të votuesve punuan mjaft mirë, përveç në disa raste në mëngjes, të cilat u rregulluan dhe tashmë nuk u përsërit kjo”, deklaroi Dashtevski.
Të presim, theksoi Dashtevski, të numërohen rezultatet dhe të konkludojmë se dita kaloi me sukses.
Ai informoi se votimi do të vazhdohet në Qendër në vendvotimin – 2867/1 për dy orë e 55 minuta, në vendvotimin 2831 – dy orë e 55 minuta dhe në vendvotimin 2815 dy orë e 55 minuta.
Në Saraj votimi do të vazhdohet në vendvotimin 2433 – dy orë e 45 minuta, në vendvotimin 2435 – dy orë e 45 minuta, në vendvotimin 2438 dy orë.
Në karposh votimi do të vazhdohet në vendvotimin 2652 – dy orë e 30 minuta, në Çeshinovë – Obleshevë në vendvotimin 0887 – një orë e 11 minuta, në Zelenikovë në vendvotimin 2373 – dy orë e 15 minuta, në Probishtip në vendvotimin 1566/1 një orë e 55 minuta dhe vendvotimin 1572 dy orë.
Në Dollnen votimi do të vazhdohet në vendvotimin 1471 një orë e 30 minuta.
Në KSHZ, siç informoi Dashtevski, arritën 739 ankesa, prej të cilave 642 janë pranuar, 45 janë refuzuar dhe për 52 është konstatuar se janë në listë zgjedhore, votuesit të cilët i parashtruan./Mia
