Maqedoni
KSHZ-ja filloi t’i publikojë shifrat e rrethit të dytë zgjedhor
31.10.2021 20:49
Sipas të dhënave të publikuara në ueb aplikacionin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve....

Sipas të dhënave të publikuara në ueb aplikacionin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, nga përpunimi i rreth dhjetë për qind të votave, kandidatët për kryetarë të komunave të LSDM-së dhe koalicionit janë në epërsi në Koçan, Nagoriçan të Vjetër, Probishtip, Çeshinovë-Oblleshevë, Novo Sellë, Llozovë, Rosoman, Zelenikovë, Çashkë, Dollnen dhe Debërc.
BDI-ja mban epërsi në Tearcë, Zhelinë, Bogovinjë, Kërçovë dhe Strugë, ndërsa kandidatët e ASH/AA kanë epërsi në Gostivar, Vrapçishtë dhe në Dibër.
VMRO-DPMNE-ja ka epërsi në Kratovë, Rankovc, Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Radovish, Gjevgjeli, Ohër, Resnjë dhe Manastir.
Për komunat tjera, ku sot u zgjodhën kryetarët e komunave, KSHZ-ja për momentin nuk ka publikuar rezultate.
