Maqedoni

Ahmeti: Procesi zgjedhor kaloi sipas standardeve të pritshme

31.10.2021 21:07

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në konferencë për shtyp në selinë e partisë vlerësoi se procesi zgjedhor ka kaluar sipas standardeve të pritshme....

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në konferencë për shtyp në selinë e partisë vlerësoi se procesi zgjedhor ka kaluar sipas standardeve të pritshme.
 
"Ky është një proces i rëndësishëm sepse qytetarët vendosin se kush do t'i udhëheqë komunat në katër vitet e ardhshme. Me këtë rast dua të falënderoj votuesit, shefat e kabinetit, selinë qendrore, degët për punën e palodhshme që i kanë bërë të gjithë procesit. Në raundin e parë morëm kryetar komune për Likovë, Plasnicë, Saraj. Në raundin e dytë BDI fiton në Strugë, Kërçovë, Dollneni, Çair, Bogovinë, Tearcë dhe Haraçinë. Ende numërohen në Tetovë dhe Gostivar, presim rezultatet përfundimtare", tha Ali Ahmeti.
 
Kreu i BDI-së në fund të fjalës së tij para gazetarëve tha se do të niset për në Kërçovë për të festuar postin e lirë të kryetarit të komunës me anëtarët e partisë.