Maqedoni

Teuta Arifi e pranoi humbjen: Tetova do të udhëhiqet nga kundërkandidati im

31.10.2021 21:10

Disfatën në një konferencë për media në selinë e partisë e ka pranuar kandidatja e BDI-së

Disfatën në një konferencë për media në selinë e partisë e ka pranuar kandidatja e BDI-së për kryetare të Tetovës, Teuta Arifi, e cila ka thënë se sipas votave të numëruara deri më tani, fiton kundërshtari i saj nga Lëvizja Besa, Bilal Kasami.
 
"Sipas numërimit të rezultateve të deritanishme, kundërshtari im ka më shumë vota dhe Komuna e Tetovës do të udhëhiqet nga kundërshtari im. Dua ta përgëzoj për fitoren dhe t'i uroj punë të suksesshme, duke pasur parasysh faktin se Tetova është qytet me shumë sfida. Dua të falënderoj të gjithë ata qytetarë që më mbështetën dhe që qëndruan pas konceptit që unë përfaqësoj. Unë mbetem e mendimit se ky koncept mbetet progresiv dhe koha do të tregojë se progresiviteti ka qenë gjithmonë në anën tonë", tha Teuta Arifi.