Maqedoni
Taravari shpalli fitore në Gostivar
31.10.2021 21:48
Kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari i cili ka kandiduar....

Kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari i cili ka kandiduar edhe për një mandat sonte shpalli fitore pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.
“Shqiptarë, maqedonas, turq, romë, njëzëri të gjithë vendosët në Gostivar brutalisht ta fitojmë BDI-në dhe LSDMnë me dallim prej mbi pesë mijë vota. Unë mora rreth 18 mijë vota, ndërsa BDI 12 mijë vota. Nëse rrethin e parë fituam me dy mijë vota e gjysmë, tani fituam me mbi pesë mijë vota”, ka deklaruar Taravari në Shtabin zgjedhor.
Ka shprehur shpresë se prej nesër do të fillojnë negociatat për qeveri të re, pasi siç tha, “LSDM dhe BDI nuk kanë më kredibilitet në popull”.
