Maqedoni

Në dhjetë komuna përfundoi numërimi i votave

31.10.2021 22:32

Në dhjetë komuna tërësisht janë përpunuar të dhënat e votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021...

Në dhjetë komuna tërësisht janë përpunuar të dhënat e votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021.
 
Sipas ueb aplikacionit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Haraçinë Ridvan Ibraimi i BDI-së i ka fituar 50,75 për qind të votave, kundrejt Milikie Halimit nga LSDM-ja – 47,82 për qind të votave.
 
Në Bogovinë, Besnik Emshi nga BDI-ja i ka fituar 62,29 për qind, ndërsa kundërkandidati i tij ASH/A Albon Xhemaili 36,36 për qind.
 
Në Vevçan, Spase Koçovski nga VMRO-DPMNE i ka 50,41 për qind të votave, ndërsa Sashi Jankoski LSDM – 46,88 për qind.
 
Në Demir Kapi, Llazar Petrov i LSDM-së i ka fituar 49,93 për qind të votave ndërsa Andon Donev nga VMRODPMNE 48,47 për qind të votave.
 
Në Demir Hisar, Nikolla Najdovski nga VMRO-DPNE i ka 49,75 për qind të votave ndërsa Stevçe Mitrevski i LSDMsë 46,76 për qind.
 
Në Konçe Zllatko Ristov i VMRO-DPMNE-së i fitoi 49,93 për qind të votave ndërsa Bllagoj Iliev nga LSDM-ja 48,89 për qind të votave.
 
Në Llozovë, Boshko Cvrtkovski nga VMRO-DPMNE i ka 49,94 për qind të votave, ndërsa Aco Vellkov nga LSDM-ja,47,45 për qind.
 
Në Pehçevë, Aleksandar Kitanoski nga VMRO-DPMNE 51,20 për qind të votave, ndërsa Sllavço Pandurski nga LSDM 45,98 për qind të votave.
 
Në Rosoman, Stojan Nikollov i LSDM-së i ka 53,65 për qind të votave ndërsa Tihomir Nikollov nga VMRO-DPMNE i ka 44,31 për qind të votave.
 
Në Çashkë, Goran Stojanovski i LSDM-së i ka 56,07 për qind të votave, para Suat Shqirov nga BDI 41,78 për qind të votave./Mia