Maqedoni
Mickoski: Fitore bindëse dhe ditë kur fillojnë ndryshimet për Maqedoni më të mirë
31.10.2021 23:19
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp ka porositur se partia ka siguruar fitore...

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp ka porositur se partia ka siguruar fitore të madhe dhe se dita e sotme është dita kur fillojnë ndryshimet për Maqedoni më të mirë.
Ai ka falënderuar për mbështetjen e të gjitha partive opozitare dhe ka shtuar se me bashkëpunimin kanë treguar se është i mundur një front i zgjeruar opozitar me të cilën vihen bazat e bashkëpunimit të ardhshëm dhe koalicionit të ardhshëm qeveritar në bazë të parimeve dhe vlerave të unitetit dhe respektit të ndërsjellë dhe mirëkuptimit. Nga lideri i LSDM-së kanë kërkuar ta pranojë porosinë nga populli dhe të largohet.
Ai ka falënderuar partnerët e koalicionit por edhe partitë politike që e kanë mbështetur Alternativën, Aleancën për Shqiptarët dhe Të Majtën.
“Treguam se fronti opozitar është i mundur dhe vendosëm baza për bashkëpunim të ardhshëm dhe koalicion të ardhshëm qeveritar në bazë të parmeve dhe vlerave të unitetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Treguam se dhe krahas dallimeve, megjithatë mundemi të bashkohemi rreth qëllimit të përbashkët. Maqedonia pa korrupsion e cila do të zhvillojë dhe shkojë përpara, Maqedonia në të cilën do të luftojmë të jetë e integruar në BE, në sistem stabil si që kemi. Kjo tregon se blloku opozitar është pothuajse i sigurt. I njëjti do të sjell fitore të madhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e cila është e mundur se do të jenë zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Mickoski.
Lidhur me shumicën e re parlamentare, Mickoski ka thënë se koha do të tregojë se si do të zhvillohen punët dhe ka shtuar se është mirë që pushteti të largohet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
