Maqedoni

Merko shpall fitore, për të katërtën herë si kryetar i Strugës

31.10.2021 23:37

Edhe njëherë u dëshmua se Merko i bashkon të gjitha komunitetet në Strugë...

Edhe njëherë u dëshmua se Merko i bashkon të gjitha komunitetet në Strugë, ka deklaruar sonte për MIA-n kandidati i BDI-së dhe kryetar aktual i komunës, Ramiz Merko pas shpalljes së fitores Merko i cili këtë funksion e merr për të katërtën herë ka thënë se mandati i katërt është përgjegjësi edhe më e madhe, por edhe nxitje për realizimin e asaj që është premtuar dhe vazhdim i asaj ku kanë ngecur.
 
“Mandati i katërt është edhe përgjegjësi më e madhe, por do të jetë më lehtë për realizimin e projekteve të filluar dhe të premtuara. Më vjen mirë që kam marrë vota nga të gjitha bashkësitë etnike në Strugë me çka edhe i falënderoj të gjithë. Edhe më mirë më vjen që u dëshmua se Merko është unifikues i të gjitha komuniteteve në Strugë, jo vetëm të partive politike, por edhe ato etnike, fetare dhe kulturore”, tha Merko.
 
Kundërkandidat i Merkos ka qenë Idri Istrefi nga ASH/AAAi cili ka pranuar humbjen dhe ka falënderuar mbështetësit e tij./Mia