Maqedoni
Dashtevski: Zgjedhjet përfunduan me sukses, të parat me votim elektronik
01.11.2021 00:16
Zgjedhjet përfunduan me sukses, të parat me votim elektronik...

Zgjedhjet përfunduan me sukses, të parat me votim elektronik, tha në konferencën e sotme për media, kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Dashtevski, duke i vlerësuar si një nga më të vështirat në historinë e re të vendit.
"Siç thashë, raundi i parë do të jetë pak më i vështirë, sepse nuk praktikohet, por raundi i dytë kaloi pothuajse 100 për qind me sukses dhe presim përmirësim të mëtejshëm të këtij procesi. Ka qenë e rëndësishme të fillohet, gjithmonë ka sëmundje të fëmijërisë, por nëse nuk fillojmë do të mbetemi prapa në zhvillimin e përgjithshëm dhe kjo është një kategori shumë e rëndësishme për zhvillimin e demokracisë", tha Dashtevski duke falënderuar anëtarët dhe stafin e KSHZ-së, si dhe partitë politike, mediat, shtypshkronjën, kompaninë që ka bërë aplikacionin.
Rezultatet përfundimtare, siç njoftoi Dashtevski, KSHZ-ja do t'i shpallë nesër, pas së cilës i ka lexuar të dhënat e para jozyrtare./Mia
