Në Tetovë, hapet Qendra Tregtare “Prima Centar”

15.12.2014 17:23

Tetovës me rrethinë i është shtuar edhe një qendër e re tregtare....

Sot, në mënyrë solemne, në rrugën “Industriale” u bë hapja e Qendrës së re Tregtare moderne “Prima Centar”, e  cila ka disa mijëra metra katrorë, ndërsa  për klientët ofron marketin me të gjitha llojet e produkteve ushqimore, të veshmbathjes dhe lojërave për fëmijë.

Abedin Murati, pronarë i Qendrës Tregtare “Prima Centar”, tha se kjo qendër tregtare për momentin ka punësuar 80 punëtorë, ndërsa kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, shtoi se përurimi i këtij marketi krijon një mundësi shtesë për qytetarët e Tetovës.

Pronari i Qendrës Tregtare “Prima Center”, theksoi se së shpejti kjo qendër do të punësojë edhe 10 persona të tjerë, varësisht nga kërkesat e klientëve. (Miftar Emini, TVM2)