Maqedoni
Parashikimi i motit
01.11.2021 09:05
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në mbrëmje pritet rikthimi i reshjeve. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri 3 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 10 deri 17 gradë Celcius.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë jugore. Kah fundi i ditës vranësira do të rritet. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 1 gradë Celcius, ndërsa ajo e ditës do të mbërrijë deri 17 gradë Celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme, pritet të ketë mot të ndryshueshëm. Në disa vende do të ketë kushte për reshje të shiut, sidomos pasdite.
