Maqedoni
Zgjedhjet lokale, KSHZ publikoi rezultatet e para preliminare
01.11.2021 10:01
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet fillestare jozyrtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale..

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet fillestare jozyrtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, dhe sipas tyre kryetari aktual i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, pësoi humbje nga kundër kandidatja e tij Danella Arsovska e mbështetur edhe nga VMRO-DPMNE dhe opozita shqiptare.
Sipas të dhënave të para preliminare të cilat i dha KSHZ, Danella Arsovska ka fituar 28.083 më shumë vota nga Petre Shilegov. Në përqindje Shilegov ka marrë 41.73% urse Arsovska 54.66% të votive.
Ne rrethin e dytë zgjedhor LSDM morri gjithsej 7 komuna edhe atë në Demir Kapi, në Probishtip, Rosoman, Staro Nagoriçane, Çashkë, Çucer Sandevë, dhe ne komunën Qendër.
VMRO-DPMNE në rrethin e dytë ka fituar 20 komuna. Kandidatët e kësaj partie kanë fituar mandate për kryetar komune në Bërvenicë, Vasilevë, Vevçan, Gjevgjeli, Demir Hisar, Zelenikovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Lozovë, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Novosellë, Pehçevë, Ohër, Rankovce, Resnjë, Çeshinovë-Obleshevë, Manastir, dhe Radovish.
Bashkimi Demokratik për Integrim në rrethin e dytë të zgjedhjeve fitoi edhe 7 komun , Strugen, Kerçovë, Çairin, Haraçinen, Dollnenin, dhe Tearcen dhe Bogovinën.
Lëvizja Besa ka fituar gjithsej dy komuna, Tetovën dhe komunën e Zhelinës.
Aleanca për Shqiptarët këtë mandate 4 vjeçar të pushtetit local do të udhëheqë me komunën e Gostivarit, dhe komunën e Vrapçishtit.
Partia Demokratike Shqiptare do të udhëheqë me një komunë, atë të Studenicanit.
Në Karposh, ka fituar Stevço Jakimovski nga GROM, ndërsa Kumanova do të udhëhiqet nga kandidati I pavarur Maksim Dimitrievski. Një komunë, atë të Shuto Orizares e ka fituar partia DOM-LDP.
Nënkryetasrija e KSHZ-së Ditmire Shehu ka deklaruar se afati I parashtrimit të ankesave nga ana e partive politike eshte 48 ore nga shpallja e rezultateve.
