Bosnja refuzon Kosovën në Kartën e Adriatikut

15.12.2014 17:48

Anëtarët e Kartës së Adriatikut A5, vendosin të mos e anëtarësojnë Kosovën në këtë organizëm.....

Në fakt, ka qenë Bosnjë-Hercegovina pengesa e vetme, duke votuar kundër anëtarësimit të shtetit më të ri në Botë gjatë mbledhjes së zhvilluar në Tiranë me përfaqësues nga SHBA-ja, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi.

Pas mbledhjes, me dyer të mbyllura ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha se pjesëmarrja në kartë konsiderohet si paradhomë e anëtarësimit në NATO.

Gjatë kësaj mbledhje, mbështetja që ka marrë Kosova nga vendet e kartës, përfshirë edhe SHBA-në, ka sjellë reagimin e ambasadorit serb, i cili është larguar nga salla.

Në këtë samit, sipas ministrit Bushati, është folur për çështjet e sigurisë, ku ky takim mund të shërbejë për bashkëpunim në shumë fusha. Vitin tjetër, kryesimin e Kartës së Adriatikut  e merr Bosnjë- Hercegovina.