Maqedoni

Komisioni për antikorruposion: 710 funksionerë do të dënohën

01.11.2021 14:59

Ndaj 710 funksionerë të mëhershëm do të lëshohet urdhërpagesë për kundërvajtve nga Komisioni Shtetërorë për Antikorrupsion....

Ndaj 710 funksionerë të mëhershëm do të lëshohet urdhërpagesë për kundërvajtve nga Komisioni Shtetërorë për Antikorrupsion, sepse të njejtit nuk kanë dorëzuar pyetësorët për gjendjen pronësorë  në afatin ligjorë prej 30 ditësh, konkretisht pas zgjedhjeve dhe emërimeve, përkatësisht mbarimit të detyrës dhe me këtë kanë bërë shkelje të nenit 82 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit.
 
“Kjo do të thotë se po punohet në të gjitha këto raste, sigurohen të dhëna aty ku mungojnë, duke pasur parasysh se në Gazetën Zyrtare ka të dhëna vetëm për emër dhe mbiemër, nuk ka numra amëz, prandaj, për të gjithë këta persona do të përgatiten urdhërpagesa, gjegjësisht do të fillojë procedura kundërvajtëse edhe më tej nëse nuk i paguajnë urdhërpagesat.”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së.
 
Sipas ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, nëse personi zyrtar brenda 15-30 ditëve nuk paraqet dëshmi ose informacionet e kërkuara nga KShPK-ja për gjendjen pronësore, apo në këtë rast për konflinktin e interesit, neni 111 i këtij ligji parashikon, “Gjobë në shumë prej 200 deri 400 euro në kundërvlerë denari do t’i shqiptohet një zyrtari, i cili, pas kërkesës së Komisionit Shtetëror, kur vepron në një rast që përfshin atë person, nuk do të paraqesë listë anketuese për gjendjen pronësore dhe deklaratë interesi."
 
FARIJE DAUTI BAKIU