Maqedoni

KShZ, shpallen rezultatet e para preliminare

01.11.2021 16:07

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet fillestare zyrtare konformë procesverbaleve origjinale...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet fillestare zyrtare konformë procesverbaleve origjinale për mbledhjen dhe konfirmimin e votave, për zgjedhjet lokale. Garën për qytetin e Shkupit e ka fituar kandidatja e pavarur Danela Arsovska, e përkrahur nga opozita maqedonase dhe ajo shqiptare. 
 
“Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga rradhët e koalicionit të kryesuar nga LSDM, Petre Shilegov, ka fituar 90.662 vota ose 41.72%; ndërsa, kandidatja e pavarur e përkrahur nga opozita maqedonase dhe ajo shqiptare, Danella Arsovska, ka fituar 118.792 vota ose 54.67%.”, tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.
 
Nga qytetet me shumicë shqiptare, në Tetovë ka fituar kandidati i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në Gostivar ai i ASh-së Arben Taravari, në Kërçovë, kandidati i BDI-së Fatmir Dehari dhe në Strugë poashtu kandidati I BDI-së Ramiz Merko.   
 
Kreu i KSH-zë e vlerësoi procesin zgjedhor demokratik dhe korrekt.
     
“Dita e djeshme zgjedhore kaloi e qetë, në atmosferë korrekte dhe demokratike, ku u shpreh lirshëm vullneti I votuesve. Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë qytetarët për për niveline lartë të vetëdijes demokratike, falënderoj organet zgjedhore për punë dhe zbatimin e Kodit Zgjedhor, mediat për sjelljen profesionale dhe raportimin për zgjedhjet dhe pjesëmarrësve në zgjedhje për garën korrekte.”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.
 
Konformë të dhënave zyrtare të KSHZ-së për rrethin e dytë të zgjedhjeve, VMRO DPMNE ka fituar në: Manastir, Vasilevë, Vevçan, Gjevgjeli, Demir Hisar, Zelenikovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Lozovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Novo Sellë, Ohër, Pehçevë, Radovish,  Rankovcë, Resnjë, Çeshinovë Obleshevë dhe Bërvenicë.
 
LSDM ka fituar në: Komunën Qendër, Demir Kapi, Probishtip, Rosoman, Staro Nagoriçanë, Çashkë dhe Çuçer Sandevë. 
 
BDI, veç Kërçovës dhe Strugës ka fituar edhe në komunat: Çair, Haraçinë, Bogovinë, Dollnen dhe Tearcë.  
 
Koalicioni ASH-Alternativa veç Gostivarit ka fituar edhe në: Vrapçisht ndërsa në Dibër kandidati i koalicionit ASh-A, në rreth të parë është në avantazh.
 
Lëvizja Besa veç Tetovës ka fituar edhe në Zhelinë. 
 
PDSH ka fituar në komunën e Studeniçanit. PLD/PRD ka fituar në Shuto Orizarë; Grom ka fituar në Karposh ndërsa në Kumanovë ka fituar kandidati i pavarur Maksim Dimitrievski. 
 
SHPËTIM NUREDINI