Maqedoni
Dorëheqja e kryeminsitrit, kërkohet “pasardhësi” i Zaevit
01.11.2021 16:20
Pas dorëhejes nga posti i kryemisnitrit Zoran Zaev fillojë konsultimet me partnerët e kulicionit për hapat e mëtutjeshme...

Pas dorëhejes nga posti i kryemisnitrit Zoran Zaev fillojë konsultimet me partnerët e kulicionit për hapat e mëtutjeshme. Mbledhja me liderët e partive politike nga shumica aktuale mbahet në Qeveri ku dhe diskutohet për dorëheqja e deponuar e Zaevit, zëvendësimi i tij, por jo dhe për përbërëjen e re qeveritare ose zgjedhjet eventuale parlamentare, thanë kryetarët e PDSH-së dhe të PLD- RDM-së Menduh Thaçi, Goran Milevski dhe Maja Moraçanin.
Të tretë u deklaruan se mbetën në Qeveri pasi që kjo Qeveri, sipas tyre ka legjitimit të plotë. Të gjithë janë të mendimit se përbërja aktuale qeveritare është stabile dhe se nuk shohin hapësirë për ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare.
“Nuk pres ndonjë zhvillim dramatik. A do të kërkojë që të mos dorëhiqet Zaevit? Po sigurisht. Jo vetëm për shkak që ka fillu mandati. Arsyeja gjenerale është se po i mohohet legjitimiteti kryeministrit. Kryetar i LSDM-së është diçka tjetër. Po ta analizojmë legjitimitetin e marrë në këto zgjedhje nga ana e Qeverisë dhe opozitës prapë legjitimiteti është në anën e qeverisjes”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
“Edhe para se të fillojmë fushatën zgjedhore thamë se jemi pjesë e shumicës parlamentare dhe se qeveria dhe shumica parlamentare janë stabile dhe nuk mbështesim zgjedhje të parakohëshme parlamentare ose formimin e përbërjes së re qeveritare sepse Maqedonisë i nevojitet Qeveri e qendrushme. Jemi duke u përballuar me krizë energjetike dhe ende balalfaqohemi me pasojat e pandemisë”, tha Maja Moraçanin, kryetare e RDM-së.
Edhe “Lëvizja BESA” dhe PSD e Tito Petovski mbeten në shumicën parlamentare, duke thënë se në takimin e liderëve fare nuk është diskutuar për përbërjen e re aktuale ose për mundësinë të ketë mandatar të ri.
Thane se vendit nuk i nevojiten zgjedhje të parakohëshme parlamentare por për dallim nga të tjerët Petkovski mendon se duhet formuar përbërje e re qeveritare nga partitë politke në pushtet.
“Kryeminsitrin Zaev e ka dhënë dorëheqjen e tij në formë publike dhe normalisht se ai duhet të përgjigjet për të. Lutja jonë është që të kihet kujdesë për hapësirën kohore që krijohet sepse mund të sjellë pasoja të tjera të cilat normalisht do të vështirësonin procesin. Ne kemi qenë kundër dorëheqjes së tij sepse nuk kemi qenë paraprakisht të konsultuar, por është e drejtë diskrecionale e kryeministrit që të ofrojë dorëheqje”, tha zëdhënësi i “Lëvizjes Besa”, Arijanit Hoxha.
“Mbështesim dhe konfirmojmë shumicën parlamentare me pjesëmarjen tonë në këtë Qeveri dhe mendojmë se kjo përbërje duhet të vazhdojë. Ne patëm zgjedhje lokale dhe Maqedoni është ajo që fitoi, ndërsa çështje tjetër është se si interpretohen rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Tani duhet të arrijmë marrëveshje se si do ti vazhdojmë procedurat për përbërjen e re qeveritare, sepse kryeministri dha dorëheqje dhe sipas Kushtetutës, me automatizëm bie e gjithë Qeveria”, tha Tito Petkovski, kryetar i PSD-së.
Nga BDI thanë se dorëheqje e Zaevit nuk duhet pranuar dhe se kjo përbërje qeveritare duhet të vazhdojë.
“Të gjthë parnterët e koalicionit ishin apsolutiksht kundër dorëheqjes së Zoran Zaevit dhe e konsideruam si të përshpejtuar dhe të panevojshme për arsyje se këto janë zgjedhje lokale dhe nuk janë zgjedhje parlamentare, ndërsa ne e kemi marr më 15 korrik të vitit 2020, ndërsa për qendrimin e Zaevit do të duhet të pyesni atë, megjithatë vlerësimi i të gjithë ne është se nuk duhet të pranohet ajo dorëheqje që do të duhet të vijojë kjo qeveri sepse na presim shumë punë dhe nuk mund të lejojmë ky vend të ngec përseri”, tha Artan Grubi nga BDI.
Pas përfudnimit të takimit me liderët e politik Zoran Zaev nuk dha deklarat. Megjitahtë Zaev u shpreh fell i binfur që të merr përgjegjësinë për rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale dhe tha se nuk sheh arsyje të udhëheqë edhe më tej egzekutivin.
“E marr përgjegjësinë për humbjen në këto zgjedhje lokale, andaj jap dorëheqjen time nga posti i kryeministrit dhe kreut të LSDM-së Do të mbetem një kohë sa nevojitet, për të ndihmur, të riorganizohet qeveri e re me shumicë progresive që është dhe ekziston, ndërsa mund të jetë edhe më e madhe ”, tha Zoran Zaev, kryeministër në dorëheqje.
Dorëheqja e Zaevit vjenë vetëm shtatë muaj pas rizgjidhjes së tij të dytë në krue të LSDM-së. Zaev është dorëhequr edhe nga drejtimi i partisë. Sipas statutit të kësaj partie, zgjedhje brenda partiake, mund të shpallen 15 ditë pas konfirmimit të dorëheqjes së tij.
REXHEP QAMILI
