Botë

Kosovë, 5 të infektuar asnjë i vdekur; Shqipëri, 7 të vdekur 197 të infektuar

01.11.2021 17:11

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm pesë raste të reja me kovid 19...

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm pesë raste të reja me kovid 19. 
 
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kjo shifër ka dalë pas testimit të 1.115 mostrave.
 
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar edhe 14 pacientë. Raste aktive janë 430 persona.
 
Deri tani në Kosovë janë administruar mbi 1.5 milion vaksina.
 
Ndërsa në Shqipëri nga 1930 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 197 qytetarë, derisa 7 persona kanë ndërruar jetë.
 
Aktualisht në Shqipëri Janë 7,717 pacientë aktivë me Covid19.