Kulturë

Kërçovë: Netët poetike “Takimet nën Rrap”

01.11.2021 20:17

Manifestimi “Takimet nën Rrap” filloi me sofrën poetike të shtruar rrëzë Kalasë së Kërçovës...

Manifestimi “Takimet nën Rrap” filloi me sofrën poetike të shtruar rrëzë Kalasë së Kërçovës, një sofër që i bashkoi krijuesit e të gjitha hapësirave shqiptare për të sjellë frymëzime poetike në një ambient tejet festiv, të organizuar në kalanë e Uskanës së lashtë.
 
Në natën e madhe poetike, u promovua libri antologjik Takime nën Rrap, libri me publicistikë letrare Hashep Gazepi i autorit Sermet Sulejmani, Poema Qielli i shpirtit nga Asdren Çeliku, libri Hënorja i autorit Kalosh Çeliku dhe revista letrare Stili 97, kushtuar poetit të madh Gani Xhafolli. 
 
Në natën e madhe poetike u prezentua edhe dokumentari filmik i Tv uskana kushtuar poetit e shkrimtarit të njohur Kalosh Çeliku në 57 vjetorin e krijimtarisë së tij letrare.
 
Në mbrëmjen e fundit, juria ndau edhe çmimet e manifestimit Takimet nën Rrap. 
 
Çmimi “Ulu mal të dalë hëna” iu nda Dan Ibrahimit, Çmimi “E përcolla natën” Nehas Sopajt, çmimi “Miku i Rrapit” Sami Velçanit, Çmimi “Mikesha e Rrapit” Flora Peci ndërsa çmimi i “Rrapit” Fadil Currit. 
 
SHABAN DALIPI