Maqedoni
DASH: I ndjekim me vëmendje zhvillimet në RMV
02.11.2021 10:45
Departamenti amerikan i shtetit, i ndjek me vëmendje ngjarjet në Maqedoninë e Veriut, pas dorëheqjes së kryemisnitrit Zoran Zaev....

Departamenti amerikan i shtetit, i ndjek me vëmendje ngjarjet në Maqedoninë e Veriut, pas dorëheqjes së kryemisnitrit Zoran Zaev.
SHBA-ja pret që të vazhdojë bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut në fushën e interesit të përbashkët, kanë thënë nga Departamenti amerikan i shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, duke u përgjigjur në kërkesën që ta komentojë dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev pas zgjedhjeve lokale të së dielës.
“Ambasada e SHBA-së po monitoron zhvillimet pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke përfshirë edhe shpalljen e dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Në deklaratë më tej thuhet se: “Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Maqedoninë e Veriut një partner të besueshëm dhe të vlerësuar në rajon dhe mezi presin që të vazhdojë të punojë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në fushat me interes të përbashkët”.
