Bujqit nuk do të paguajnë kontribute nga 1 janari
Bujqit nuk do të paguajnë kontribute për sigurim të detyrueshëm social nga janari i vitit të ardhshëm.....

Qeveria propozon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontribute nga Sigurimi i Detyrueshëm Social dhe pezullimin e këtij detyrimi për një vit, përkatësisht bujqit të fillojnë të paguajnë Sigurimin e detyruar Social nga janari i vitit 2016. Propozim-ligji do të procedohet me procedurë të shkurtuar.
“Propozohet prolongimi i afatit për fillimin e aplikimit të dispozitave nga ligji, të cilat kanë të bëjnë me disa kategori të bartësve të ekonomive familjare bujqësore, të cilat janë të definuara në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Në këtë drejtim, në vend nga 1 janari i vitit 2015 ato do të fillojnë të aplikohen, nga 1 janari i vitit 2016”- deklaroi zëvendësministri i Financave, Ardian Xheladini.
Pas miratimit të kërkesës për miratimin e ligjit me procedurë të shkurtuar, kryeparlamentari, Trajko Veljanovski, obligoi Komisionin amë për Financa dhe Buxhet dhe atë Ligjvënës Juridik që të fillojnë debatin rreth propozim-ligjit.
Sipas propozuesit, ndryshimi ligjor bëhet për të krijuar kushte për fillimin e zbatimit praktik të dispozitave ligjore, që ka të bëjë me kategorinë e caktuar të obligatorëve për pagesën e kontributeve. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
