Maqedoni
VMRO-DPMNE: Zaev ti qëndroj deklaratës për dorëheqje
02.11.2021 11:04
VMRO-DPMNE ka kërkuar nga Zoran Zaev që të mbaj fjalën për dorëheqje nga posti I kryeminsitrit. ...

Nëpërmjet një komunikate VMRO-DPMNE thekson se Zaev këto zgjedhje lokale i ka humbur bindshëm. LSDM dhe humbësi Zaev nuk fitoi në asnjë komunë të madhe. LSDM ka humbur në Shkup, Ohër, Manastir, Prilep, Shtip, Veles, Gjevgjeli dhe në komuna tjera më të vogla theksojnë nga partia e Mickovskit.
“Populli u dërgoi mesazh se është i pakënaqur dhe mposhti politikën e ndarjeve dhe konflikteve. Zavizmi si sistem duhet të bie. Në këto zgjedhje kishte parregullsi brutale, presione dhe kërcënime nga pushteti si dhe keqpërdorim të resurseve shtetërore. Duhet të ketë përgjegjësi për këto keqpërdorime. Humbësi Zaev edhe në humbje është i pandershëm dhe duhet ta mbajë fjalën dhe premtimin e dhënë dhe të mos krijojë atmosferë për vazhdim të mandatit. Kjo Qeveri nuk ka kredibiliteti për udhëheqjen e shtetit”, thuhet në njoftimin e partisë.
