Maqedoni

Rama, takimi i radhës i “Ballkanit të Hapur” do të mbahet

02.11.2021 11:42

Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër i pranishëm në Beograd për takimet e radhës...

Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër i pranishëm në Beograd për takimet e radhës për “Ballkanin e Hapur” që pritet të zhvillohen më 3 dhe 4 nëntor.
 
Zyra e kryeministrit shqiptar ka konfirmuar se nuk ka asnjë ndryshim plani për takimin e nesërm, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Pritet që në takimin e nesërm të jetë i pranishëm në Beograd një përfaqësues i qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Një ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç vuri në dyshim zhvillimin e takimeve në Beograd, pasi në një postim në Facebook u shpreh: A duhet të mbajmë apo shtyjmë një takim në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup?”.
 
Ballkani i hapur është një nismë mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. E njohur më herët si Mini-Shengeni Ballkanik, nisma ka nxitur debat mes vendeve të Ballkanit, ku Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina nuk kanë pranuar të përfshihen.