Botë
Vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë
02.11.2021 11:57
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare...

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, i cili po akuzohet për krime lufte.
Gjykimi ndaj Salih Mustafës ka filluar më 15 shtator 2021, gjatë së cilës seancë ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat që i vihen në barrë nga prokuroria.
Aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 12 qershor 2020.
Në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.
