Maqedoni
Karakaçanov: Fitorja e VMRO-DPMNE-së, e bën shumë më të komplikuar mardhënien mes Shkupit dhe Sofjes
02.11.2021 12:12
Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov...

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, , thotë se rezultatet e fundit zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, e bëjnë shumë më të komplikuar hyrjes së RMV-së në BE
Ish-zëvendëskryeministri shprehu keqardhje që qeveria Zaev nuk mundi të gjejë gjuhë të përbashkët me Bullgarinë, çka do t’i mundësonte fillim të bisedimeve në BE.
“Bi sedimet për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE nuk kanë nisur, për shkak se marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit janë ngrirë.Gjithçka do të ishte më e thjeshtë nëse Zaev dhe Qeveria e tij do të përpiqeshin t’i përmbushin kushtet e parapara në Marrëveshjen për fqinjësi të mire. Kuptohet, nuk mund të mos mbesim të shqetësuar për fitoren e VMRO-DPMNE-së në zgjedhje. Ata janë ata që flasin për nevojën e prishjes së marrëveshjes, për ngritjen e shkrimeve në përmendore që e karakterizojnë Bullgarinë si okupator fashist dhe ata të cilët bënë thirrje diplomatike në BE kundër Bullgarisë”, shkruan ai në një status në Facebook.
