Maqedoni
Konferencë “Digjitalizimi dhe zvogëlimi i emetimeve të karbonit”
02.11.2021 14:08
Botës i nevojitet rifillim, është koha për veprim të shpejtë. Nëse deri tani po udhëtonim me tren që ndalej në çdo stacion....

Botës i nevojitet rifillim, është koha për veprim të shpejtë. Nëse deri tani po udhëtonim me tren që ndalej në çdo stacion, tani duhet të udhëtojmë me tren të shpejtë. Patjetër të sjellim vendime të shpejta, të sakta dhe të qarta për ekonomi më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme. Kështu u tha nga pjesëmarrësit në konferencën “Digjitalizimi dhe transferimi i teknologjive për zvogëlimin e emetimeve të karbonit", që organizohet nga Fondacioni për shërbime të ndërmarrësish për të rinjtë dhe Fondacioni për menaxhim dhe hulumtime industriale.
“Nuk kemi kohë për të humbur. Ndryshimet patjetër të vijnë tani menjëherë. Kaloi koha kur përfitimi ishte para së gjithash. Ekonomia e re do të thotë dominim i bizneseve të gjelbra, ata që kujdesen për botën dhe ambientin jetësor, prandaj patjetër të mendoni gjelbër.”,- tha drejtori i Fondit Inovativ, Kosta Petrov.
“Në dekadën e fundit të gjithë u vetëdijesuan për ngrohjen globale dhe sfidat që i bartin ndryshimet klimatike, por duhet të reagojmë shpejtë sepse nesër mund të jetë vonë. Ode e IT Industrisë do të vazhdoj të mbështes aktivitetet e këtilla dhe do të marr pjesë aktive në to.”,- theksoi një përfaqësues i Odës së Industrisë IT.
Konferenca “Digjitalizimi dhe transferimi i teknologjive për zvogëlimin e emetimeve të karbonit" në Shkup do të vazhdojë punimet edhe të mërkurën, ndërsa e njëjta po mbahet paralelisht me Samitin e OKB-së në Glazgov ku liderët botërorë u zotuan se deri në vitin 2050 do të do të investohen 12 miliard euro për shkatërrimin e të gjitha energjenseve që e ndotin botën.
GYLTENE SINANI
