Botë
Konferenca klimatike në Glasgow, premtime se do të ndalet shkatërrimi i pyjeve
02.11.2021 16:04
Mbi 100 liderë botëror të cilët janë pjesë e konferencës klimatike në Glasgow premtuan se deri në fund të dekadës...

Mbi 100 liderë botëror të cilët janë pjesë e konferencës klimatike në Glasgow premtuan se deri në fund të dekadës do ta ndalin shkatërrimin e pyjeve dhe dheut. Për këtë qëllim do të sigurojmë 19 miliard dollarë nga mjetet private dhe publike.
“E dimë që 80% e shpyllëzimit tropikal është rezultat i tregtisë globale me prodhime bujqësore. Ashtu që Britania dhe Indonezia i mblodhën bashkërisht të gjitha vendet të cilat i prodhojnë dhe konsumojnë këto prodhime, me qëllim që të sigurojnë plan për tregti të qëndrueshme, që të mundemi në të njëjtën kohë t’i zhvillojmë ekonomitë tona dhe ta ulim presion mbi pyjet.”,- tha kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Deklaratën e mbështeti edhe Brazili, i cili bie në vendet me zona të shumta të pyllëzuara. Sipas organizatës joprofitabile VRI pyjet absorbojnë rreth 30% të emisioneve të dioksid karbonit, prej atje paralajmërojnë se ky tampon i ashtuquajtur klimatik në mënyrë të përshkallëzuar zhduket.
“Brazili është pjesë e zgjidhjes për tejkalimin e kësaj sfide globale. Rezultatet e arritura të vendit tonë deri në vitin 2020 na tregojmë se mundemi edhe më shumë të rrisim ambiciet.”,- theksoi presidenti i Brazilit, Jair Bolsonero.
Një ndër synimet kryesore në Glasgow është vendimi për kufizimin e rritjes së temperaturës deri në maksimum 1.5 gradë celsius, në aspekt të periudhës para-industriale. Sipas ekspertëve, situata me pyjet luan rol vital në këtë synim.
“Dy gradë janë dënim me vdekje për popujt e Antiguas dhe Barbudës, për Maldivet, Republikën Dominikane dhe Fixhin, për Keninë, Mozambikun, Samoan si dhe Barbadosin. Ne nuk e duam këtë dënim të tmerrshëm me vdekje. Këtu jemi që të bëjmë më shumë, sepse njerëzit tanë, ushtria klimatike duan reagim tani, e jo vitin e ardhshëm, jo në dekadën e ardhshme.”,- theksoi kryeministrja e Barbados, Mia Motli.
Dokumente të ngjashme për shpyllëzim ishte edhe deklarata e Nju Jorkut për pyje e vitit 2014, të cilën e nënshkruan 40 vende, por në mesin e tyre nuk ishin disa shtete kyçe si Brazili apo Rusia. Marrëveshja nuk pati sukses, kurse sipas një raporti të vitit 2019, shkatërrimi i pyjeve ka vazhduar me tempo më të lartë.
BELINDA KOKA ADEMI
