Maqedoni

Prilep, infermierët pa rroga afër një viti

02.11.2021 16:18

Infermierët dhe të punësuarit tjerë shëndetësorë në Kovid Qendrën e cila është nën kompetencë të “Borka Talevski” në Prilep...

Infermierët dhe të punësuarit tjerë shëndetësorë në Kovid Qendrën e cila është nën kompetencë të “Borka Talevski” në Prilep, për më shumë se nëntë muaj nuk kanë marrë asnjë, kontratë pune, aq më pak sigurim shëndetësorë.
 
Të revoltuar kanë dalë përpara qendrës urgjente dhe kërkojnë përgjegjësi nga Ministria e Shëndetësisë. U është premtuar se do t'u zgjidhet statusi, por deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë.
 
“Jemi ende pa status të zgjidhur dhe pa asnjë kompensim financiar. Prej më shumë se tetë muajsh kemi dëgjuar vetëm premtime dhe askush nuk ka dëgjuar për problemin tonë. Çdo ditë në rrezik të kontraktimit të virusit, pa sigurim shëndetësor, dhe aktualisht njëri prej nesh është pozitiv. Duam t'i drejtohemi ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ta pyesim nëse është në dijeni për rastin tonë. Ju lutemi përgjigjuni për degradimin tonë pse ka ndarje: ju keni dhënë kontrata për një pjesë të stafit dhe për të tjerët jo. Dhe ne nuk jemi thirrur si vullnetarë, por jemi thirrur për të punuar.”,- tha infermierja, Simona Petrevska.
 
Drejtoresha e spitalit, thotë ka mbajtur një takim me të punësuarit shëndetësorë. Bëhet fjalë për gjithsej 16 profesionistë shëndetësorë. Ajo ka theksuar se janë duke pritur miratimin e aktit të ri për sistematizim nga autoritetet përkatëse.
 
“Jemi duke pritur sistematizimin e ri, i cili duhej të miratohej nga ministritë kompetente: për shoqërinë informatike dhe për shëndetësinë. Kjo ka qenë e nevojshme pas procesit të bashkimit të Qendrës Shëndetësore dhe Spitalit. Pritet miratimi i aktit, pasi ne fillim ka kaluar në Bordin Drejtues të spitalit. Presim ta marrim së shpejti dhe më pas të kërkojmë pëlqimin për kontratat e mundshme të punës. Kjo është e gjitha që mund të bëjmë nga spitali.”,- u shpreh drejtorësha e spitalit, Keti Simileska.
 
Të punësuarit shëndetësorë kërkojnë përgjegjësi nga Ministria e Shëndetësisë.
 
FARIJE DUATI BAKIJU