Maqedoni

Komisioni për Anti-korrupsion: Funksionarët e rinj të paraqesin pronën

02.11.2021 16:32

Komisioni për Anti-korrupsion u bëri thirrje të gjitha kryetarëve të sapozgjedhur të komunave dhe Këshilltarëve në afat prej 30 ditëve...

Komisioni për Anti-korrupsion u bëri thirrje të gjitha kryetarëve të sapozgjedhur të komunave dhe Këshilltarëve në afat prej 30 ditëve të paraqesin gjendjen pronësore.
 
Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, thekson se duhet të kenë kujdes në konfliktin e interesave në punën e tyre, të mos të udhëhiqen nga interesat personale, familjare, partiake apo etnike, e as ti nënshtrohen presioneve dhe premtimeve. Për mosrespektimin e obligimeve pason kallëzim për kundërvajtje.
 
Kryetarët e komunave dhe këshilltarët njëkohësisht nuk mundet të jenë anëtarë të bordeve drejtuese ose mbikëqyrëse në kompanitë tregtare, ndërmarrjet publike, agjencitë, si dhe në fondet me kapital shtetëror dominues.
 
“Kryetarët e Komunave apo këshilltarët janë të obliguar në afat prej 30 ditëve të paraqesin çdo rritje të pronës së tyre gjegjësisht pronën e anëtarëve të familjes së tyre në vlerë që kalon 20 rroga mesatare neto në periudhën paraprake prej tre muajve.”,- tha kryetari i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.
 
Komisioni shqyrtoi edhe marrëveshjen për incizimin me dron në hapësirat malore në Shkup për zbulimin e sëmundjeve të bimëve gjegjësisht angazhimin e kompanisë që siç thanë është e partnerit të Ministres së arsimit. Sipas Komisionit bëhet fjalë për marrëveshje sipas Ligjit për furnizime publike.
 
“Gjetëm se kjo kompani edhe në vitin 2016 për të njëjtin qëllim ka kontraktuar marrëveshje me Qytetin e Shkupit për qëllimet urgjente. Kështu që akuzat në opinion se kompania është zgjedhur me ndikim të Ministres nuk është vërtetuar. Procedura për rastin ndërpritet.”,- u shpreh anëtarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Katica Nikollovska.
 
Komisioni ka vepruar edhe për lëndën për 280 punësimet në Postat e Maqedonisë dhe theksuan se nuk janë vërtetuar akuzat se bëhet fjalë për punësime partiake para zgjedhjeve.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI