Maqedoni
ShGM dhe LSGM: Drejtësi për sulmet ndaj gazetarëve më 27 prill
02.11.2021 16:46
Shoqata e Gazetarëve dhe Lidhja e Sindikatave të Gazetarëve të Maqedonisë përmes një proteste para Prokurorisë Themelore Publike...

Shoqata e Gazetarëve dhe Lidhja e Sindikatave të Gazetarëve të Maqedonisë përmes një proteste para Prokurorisë Themelore Publike shprehën pakënaqësitë e tyre në lidhje me mos ndëshkimin e sulmuesve ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik të cilët pësuan më 27 prill në Kuvend.
Fella e gazetarisë thotë se drejtësia për ngjarjet e 27 prillit është selektive dhe një anshme ku janë përdorur standarde të dyfishta për sulmuesit. Disa sulmues përfituan amnisti e disa të tjerë institucionet as që arritën t’i identifikojnë sulmuesit.
“Jemi këtu që të kujtojmë se drejtësia e 27 prillit është selektive, përderisa politikanët ishin të mbrojtur, punonjësit mediatik ishin të pezulluar dhe të mashtruar. U bëjmë thirrje institucioneve në mënyrë serioze dhe efikase t’i hetojnë të gjitha sulmet ndaj gazetarëve dhe përgjegjësitë t’i dënojnë. Pa këtë qasje me përgjegjësi të institucioneve, sulmuesit do të jenë edhe më agresiv dhe do të vënë në pikëpyetje jetën e gazetarëve”,- tha kryetari i ShGM-së, Mladen Çadikovski.
ShGM-LSGM: Ndryshime ligjore në KP, sulmuesit të ndiqen sipas detyrës zyrtare
Në mungesë të mos përcaktimit të sulmeve ndaj gazetarëve në Kodin Penal tashmë vite me radhë gazetarët janë lënë vetë të kërkojnë drejtësinë e sulmeve të tyre fizike. Një prej tyre është edhe Dushica Mërgja e cila katër vite pas sulmit të saj në Kuvend, sulmuesi i saj për PTHP-n është ende i panjohur dhe ende nuk është ngrit procedurë penale.
“Katër vite më vonë, sulmuesi im është ende i paidentifikuar, dhe nuk është ngritur procedurë penale ndaj tij. Për dallim nga sulmuesit e politikanëve të cilët një pjesë e tyre u gjykuan, disa u janë ulur dënimet e disa u amnistuan, një pjesë e sulmuesve ndaj gazetarëve ende janë të pa identifikuar”,- theksoi gazetarja, Dushica Mërgja.
Për të ndryshuar kjo situatë dhe për të sjellë drejtësi njëherë e përgjithmonë për gazetarët e sulmuar, ShGM dhe LSGM u bëjnë thirrje deputetëve që të miratojnë ndryshimet e Kodit Penal me të cilën sulmuesit e gazetarëve dhe punonjësve mediatik do të ndiqen penalisht sipas detyrës zyrtare nga Prokuroria Themelore Publike.
“Sulmuesit do të ndiqen penalisht sipas detyrës zyrtare njësoj si mjekët, avokatët e shumë profesione tjera dhe për veprat e tyre do të mund të pësojnë madje dënime me burg”,- u shpreh kryetari i LSGM-së, Pavle Bellovski.
Nga ShGM po ashtu thanë se gjatë procesit zgjedhor janë vërejtur një sërë incidentesh, sulme verbale, kërcënime dhe presione ndaj punës dhe raportimit të gazetarëve, gjë e cila sipas ShGM-së po përsëritet në çdo cikël zgjedhor.
REXHEP QAMILI
