Maqedoni

Covid 19, 10 viktima e 593 infektime të reja, 415 të shëruar

02.11.2021 17:16

10 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit...

10 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit.

4 persona të vdekur janë nga Shkupi dhe nga një person janë Gostivari, Kavadari, Prilepi, Ohri, Koçani, dhe Shtipi.

Të gjithë personat e paraqitur kanë vdekur në spital. 

Në mënyrë plotësuese, me diagnozë COVID-19 nga “Termini im”, janë paraqitur 4 persona të vdekur me datë të vdekjes nga 22 tetori deri në 30 tetor.

Nga 3.391 testime të realizuara kanë rezultuar pozitiv 593 persona, prej të cilëve më shumë në Shkup - 272.

Janë regjistruar edhe 415 pacientë të shëruar. Në vend ka 6.875 raste aktive.