Maqedoni
Nisma “Ballkani i hapur” në Beograd, në vendin e Zaevit do të ulet Dimitrov
02.11.2021 18:00
Paralajmërimi për dorëheqje e kryeministrit, Zoran Zaev, nuk e minoi mbajtjen e nismës “ Ballkani i hapur”...

Në vendin e paraparë për Zaevin në Beograd do të ulet zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.
Edhe pse ditë më parë nikoqiri i kësaj nisme, presidenti i Serbisë Vuqiç dërgoi sinjale se mbajtja e këtij takimi është i diskutueshëm për shkak të situatës si krijuar në vend me dorëheqjen e kryeministrit Zave, nga sekretariati për çështje Evropiane njoftojnë se në emër të qeverisë do të shkoj Dimitrov: “Nxitja e bashkëpunimit rajonal përmes iniciativës “Open Balkan”, vazhdon në Beograd më 3 dhe 4 nëntor 2021, në këtë takim në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të merr pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov”, thuhet në njoftimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane.
Edhe nga kabineti i Kryeministërit të Shqipërisë njoftojnë se Rama po udhëton drejtë Serbisë për të marrë pjesë në nismën e ashtuquajtur ndryshe “Mini shengen”. Kjo nismë, u formua dy vjet më parë, e konceptuar si një urë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe fillimi i një epoke të re në bashkëpunimin rajonal midis tre vendeve.
Në takimin e fundit në Shkup në korrik, të tre krerët nënshkruan marrëveshje mbi qarkullimin e lirë të mallrave, revokimin e lejeve të punës dhe bashkëpunimin për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore. Synimi kryesor është heqja e kufijve mes tre vendeve deri në vitin 2023.
SANIJE DURAKU
