Maqedoni
Vendkalimi i përbashkët kufitar me Shqipërinë, Qeveria i jep dritë jeshile marrëveshjes
02.11.2021 18:13
Qeveria e RMV-së ka miratuar propozim - ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet RMV-së dhe Shqipërisë...

Qeveria e RMV-së ka miratuar propozim - ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet RMV-së dhe Shqipërisë për vendosjen e vendkalimeve të përbashkëta ndërmjet këtyre dy shteteve.
“Me Marrëveshjen rregullohet koncepti i kontrolleve të përbashkëta kufitare. Këto janë kontrolle kufitare me një ndalesë dhe procedura më të thjeshta, të cilat zbatohen në një vendkalim kufitar të përbashkët me numër minimal të ndalesave (mundësisht një ndalesë). Në këtë mënyrë kontrolli i udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve të tyre transportuese kryhet vetëm një herë në një vend. Koncepti i kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe i procedurave më të thjeshta të vendkalimit kufitar të vetëm, sjell në përshpejtimin dhe thjeshtësimin e kalimit të pikave kufitare.”- thuhet në komunikatën e lëshuar nga shërbimi informative qeveritar.
Me zbatimin e këtij propozim ligji, lehtësohen procedurat kufitare gjatë kalimit të udhëtarëve dhe mjeteve, mallrave dhe mjeteve transportuese në trafikun rrugor. Propozim ligji tani duhet të dërgohet në parlament për t’u votuar.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
