MPJ apelon komunat, të respektohet emri kushtetues i vendit
Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit të seancave konstituive të Këshillave të Komunave të Shtipit dhe Aerodromit...

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit të seancave konstituive të Këshillave të Komunave të Shtipit dhe Aerodromit, ku një pjesë të këshilltarëve të porsazgjedhur gjatë nënshkrimit të deklaratës solemne në pajtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale nuk është respektuar emri i ri kushtetues i vendit.
Nga MPJ thonë se nga janari i vitit 2019, emri kushtetues i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut dhe se të gjitha Institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale janë të obliguara ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe t’i harmonizojnë të gjitha aktet të cilat i sjellin me Kushtetutë” përfshi edhe nënshkrimi i deklaratës solemne.
Nga MPJ bëjnë thirrje të zbatohen dispozitat kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, duke pasur parasysh se mosrespektimi i Kushtetutës dhe ratifikimit të Marrëveshjeve ndërkombëtare seriozisht e prish imazhin ndërkombëtar të shtetit dhe e cenon rendin juridik të shtetit.
Kërkojnë nga ministria e pushtetit Lokal reagim të menjëhershëm në përputhje me kompetencat e tyre. MPJ apelon që të gjithë Këshilltarët e komunave të respektojnë Kushtetutën, ashtu siç është theksuar edhe në vet deklaratën solemne.
