Maqedoni
Likovë, konstituohet Këshilli i Komunës së Likovës. Dr. Zekirija Shahini, kryesues i këshillit
02.11.2021 18:40
Me 15 vota pro, 3 të abstenuar dhe 1 kundër, sot edhe zyrtarisht u konstituua Këshilli Komunal i Likovës...

Me 15 vota pro, 3 të abstenuar dhe 1 kundër, sot edhe zyrtarisht u konstituua Këshilli Komunal i Likovës. Në këtë seancë konstituive, për Kryesues të Këshillit komunal të Likovës u zgjodh Dr. Zekirija Shahini.
“Atë që e kemi thënë gjatë fushatës do ta realizojmë dhe do të jemi më afër qytetarëve të Likovës për t’i dëgjuar hallet dhe shikuar nevojat e tyre, besoj dhe shpresoj se me gjithë mundin e anëtarëve të këshillit dhe këshilltarëve komunal do tu jemi krah dhe tua plotësojmë të gjitha kërkesat me aq sa do mundemi”,- tha kryesuesi i Këshillit Likovë Dr. Zekirija Shahini.
Këshilli Komunal i Likovës numëron 19 këshilltarë edhe atë BDI 13 këshilltarë, ASH dhe Alternativa 4, BESA një dhe një i pavarur.
FATLUM AQIFI
