Zgjedhjet lokale, KSHZ: Pranuam 23 ankesa nga partitë
Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor....

Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor janë parashtruar gjithsej 23 ankesa, nga të cilat numrin më të madhe e ka dërguar LSDM-ja me 7, nga të cilat 2 ankesa kanë të bëjnë me votimin në Komunën e Shuto Orizarës, një në vendvotimin në Konçe dhe 3 ankesa në Koçani.
7 ankesa ka dërguar edhe TMRO ku të gjitha ishin dedikuar për votimin në Komunën e Nagoriçanit të Vjetër.
Kurse në bllokun politik shqiptarë më së shumti ankesa ka dërguar Bashkimi Demokratik për Integrim edhe atë 3 ankesa ka dërguar për Komunën e Studeniçanit dhe dy për Komunën e Zhelinës, ndërsa 3 kandidati I pavarur për komunën e Bërvenicës.
“Sipas paragrafit të tretë të nenit 148 të Kodit Zgjedhorë, KShZ në afat prej 72 orëve duke llogaritur momentin e pranimit të ankesës merr vendim meritorë duke i shqyrtuar të gjitha faktet të cilat janë të deponuara me ankesën nëqoftë se ka dhe nëse eventualisht parashtruesi i ankesës nuk është i kënaqur me vendimin e KShZ-së atëherë ka të drejtë që në afat prej 24 orësh nga momenti i pranimit të vendimit të bëjë padi deri te Gjykata Administrative e cila gjithashtu në afat të caktuar vendos në lidhje me padinë e parashtruesit” – tha zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani.
Afati për parashtirmin e ankesave për rrethin e dytë zgjedhor lidhur me procedurën e votimit zgjatë 48 orë nga mbyllja e kutive të zgjedhjeve e që i bie të skadojë të martën në ora 19-të, ndërkohë edhe afati për ankesa lidhur me grumbullimin dhe verifikimin e rezultateve zgjatë 48 orë nga shpallja fillestare e rezultateve nga KShZ dhe skadon ditën e mërkurë në orën14-të njoftojnë nga KShZ. (Fitim Kryeziu, TVM2)
