Maqedoni

Parashikimi i motit

03.11.2021 09:03

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të paqëndrueshëm.....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të paqëndrueshëm. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Ndërsa gjatë ditës do të ketë diell dhe do të jetë më ngrohtë. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor.
 
Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 3 deri në 8, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 21 gradë.
 
Në Shkup në mëngjes me paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të lehta, e cila gjatë ditës do të zvogëlohet. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 17 gradë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë stabil. Nëpër lugina do të ketë mjegull, kurse brenda ditës do të ketë rritje të temperaturave.