Botë
Merr fund makthi për familjen e 4 vjeçares, gjendet shëndosh e mirë pas 3 javësh e zhdukur
03.11.2021 10:43
Një vajzë 4-vjeçare në Australi, e cila u zhduk më 16 tetor nga çadra e kampingut ku ndodhej me prindërit e saj...

Një vajzë 4-vjeçare në Australi, e cila u zhduk më 16 tetor nga çadra e kampingut ku ndodhej me prindërit e saj, u gjet sot shëndoshë e mirë në një shtëpi, njoftoi policia.
Clio Smith ishte zhdukur nga një kamping ku po qëndronte me familjen e saj në Australinë Perëndimore.
Kërkimet e rëndësishme tokësore, detare dhe ajrore, duke përfshirë më shumë se 100 oficerë policie, filluan menjëherë pas zhdukjes së saj.
Vajza e vogël u gjet nga policia në një shtëpi të kyçur në Carnarvon, afër vendit ku ishte parë për herë të fundit 18 ditë më parë, sqaron policia.
Një oficer policie e mori në krahë dhe e pyeti ‘si të thërrasin?”, tha zëvendës inspektori i policisë Cole Blanc. Vogëlushja u përgjigj: “Unë quhem Clio”.
Policia ka thyer derën e mbyllur dhe ka hyrë në shtëpinë ku ndodhej Clio rreth orës 01:00 me orën lokale dhe ka arrestuar një burrë për ta marrë në pyetje.
Ai është 36 vjeç dhe nuk ka asnjë lidhje me familjen e vogëlushes, sqaroi inspektori i policisë së Australisë Perëndimore Chris Daëson.
Policia shtoi në një deklaratë se rrëmbimi i Clios duket se ishte i paplanifikuar dhe se priten zhvillime të reja gjatë ditës.
“Familja jonë është sërish bashkë”, tha nëna e 4-vjeçares, nëpërmjet një postimi në Instagram.
