Maqedoni
Sindikata e Policisë kërkon rritje të pagave
03.11.2021 11:07
Sindikata e policisë është e shqetësuar se përse në Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm...

Sindikata e policisë është e shqetësuar se përse në Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm nuk është paraparë rritja e pagave për policët. Nga kjo sindikatë ankohen edhe se përqindjet e premtuara për rritje të pagave për punonjësit të cilët janë pjesë e administratës, janë tepër të vogla.
“Ajo që na shqetëson ne si Sindikatë është se ne besojmë që punonjësit e MPB-së meritojnë shumë më tepër se sa zero denarët e parashikuar nga Qeveria në rebalancin e buxhetit. Të paktën të parashikoni rritje njësoj si për punonjësit shëndetësorë, si shpërblim për rrezikun e përditshëm që marrin punonjësit e MPB-së”, thuhet ndër të tjera në reagimin me shkrim nga SPM.
Projekt buxheti i shpallur nga qeveria paralajmëron rritje të pagave të gjyqtarëve, prokurorëve, punonjësve të shëndetësisë, inspektorëve, mësuesve dhe punonjësve të kulturës.
