Botë

Marrëdhëniet ShBA-RUSI, kreu i CIA-s për vizitë në Moskë

03.11.2021 13:20

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës, Uilliam Burns, ndodhet në Moskë....

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës, Uilliam Burns, ndodhet në Moskë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA-Rusi. Vizita është ndër përpjekjet e fundit të një serie kontaktesh të nivelit të lartë që tregojnë se të dyja palët duan të vazhdojnë të bisedojnë pavarësisht një liste të gjatë mosmarrëveshjesh.
 
Asnjëra palë nuk kanë dhënë detaje për bisedimet, por çështjet e sigurisë janë probleme të theksuara në marrëdhëniet e trazuara mes Moskës dhe Uashingtonit. Marrëdhëniet kanë arritur një seri nivelesh rekord të ulëta që nga ‘Lufta e Ftohtë’. Shkak janë bërë çështje si sulmet kibernetike me bazë në Rusi kundër objekteve amerikane, mbështetja e Moskës për presidentin sirian Bashar al-Assad, burgosja e politikanit opozitar Alexey Navalny dhe qëndrimi i Rusisë ndaj Ukrainës, vend nga i cili aneksoi Krimenë në vitin 2014.