Maqedoni
Mickoski: Qeveria humbi legjitimitetin, zgjedhje të reja
03.11.2021 15:36
Kryetari i VMRO–DPMNE–së, Hristijan Mickovski, kërkoi zgjedhje të menjëhershme parlamentare....

Kryetari i VMRO–DPMNE–së, Hristijan Mickovski, kërkoi zgjedhje të menjëhershme parlamentare, me të cilat do të sigurohet qeveri e fuqishme dhe stabile e cila do të mund të përballet me sfidat që e presin vendin. Sipas Mickovskit pas zgjedhjeve të fundit lokale vehet në pikëpyetje legjitimiteti i qeverisë aktuale, andaj kërkoi edhe dorëheqjen e kryeministrit, Zoran Zaev. Zgjedhjet e parakohshme sipas Mickovskit do të mbaheshin me formimin e qeverisë teknike duke respektuar afatet ligjore në konsultim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
“Në këtë moment zgjidhja më e mirë për Maqedoninë është që pa shtyrje të mbahen zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare me respektimin e afateve kushtetuese dhe ligjore, të cilat do të sigurojnë qeveri të fortë dhe stabile për zgjidhjen e problemeve aktuale dhe nxjerrjen e Maqedonisë nga kriza në të cilën e shpiu kjo qeveri korruptive. Zgjedhjet janë drita në fund të tunelit dhe rruga drejt ndryshimeve të cilat vetëm atëherë do të jenë të plota.”,- deklaroi kryetari i VMRO–DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Zgjerimi i shumicës në kuvend, Mickoski: S’kanë kapacitet të përballen me sfidat
Opsioni për shtim të shumicës parlamentare sipas Mickovskit s’do jep energjinë e duhur në përballjen me krizën me energjinë elektrike, rritjen e çmimeve të shumë shërbimeve dhe produkteve, ekonominë jostabile, uljen e standardit të jetesës dhe integrimeve të bllokuara.
“Formimi i një shumice të re parlamentare s’do të jep energji të re e nevojshme për reformat, ardhmërinë e re të cilën do ta ndërtojmë dhe zgjidhje të këtyre problemeve të shtresuara. Kjo do të na shpie vetëm në bisedimeve të reja, oferta dhe të ngjashme dhe do të krijohet një fotografi e gabuar e cila s’do të paraqesë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet që sapo përfunduan.”,- theksoi kryetari i VMRO–DPMNE–së, Hristijan Mickovski.
Kreu i opozitës maqedonase Mickovski tha se përbërja e re qeverisëse do të duhet t’i relaksojë edhe marrëdhëniet në shoqëri, t’i vihet fund, sipas tij, ndarjeve dhe konflikteve, urrejtjes e cila është në funksion të mbrojtjes së krimit, të sillet drejtësi dhe siguri tek qytetarët dhe të hapërojmë drejt së ardhmes më të mirë për çdo qytetarë.
MERAL ISMAILI
