Maqedoni

Dy persona në arrest, policia konfiskon armë dhe municion

03.11.2021 16:55

Pas dyshimeve të bazuara në fakte për ekzistimin e një punëtore të improvizuar për përpunimin dhe rregullimin e armëve dhe municionit...

Pas dyshimeve të bazuara në fakte për ekzistimin e një punëtore të improvizuar për përpunimin dhe rregullimin e armëve dhe municionit, anëtarët e SPB-Shkup, bastisën  një lokacion në fshatin Rashtak, ku gjetën një sasi të konsiderueshme të armëve dhe municionit. Gjatë këtij aksioni u arrestuan A.J. (46) dhe S.J. (73) nga Shkupi. 
 
“Pas sigurimit paraprak të urdhëresës nga Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse tek A.J., ku është locuar një punëtori e improvizuar për përpunimin dhe rregullimin e armëve dhe municionit, ku janë gjetur 6 pushkë gjuetarësh, 3.215 copë municion, 67 mekanizma dhe pjesë të armëve të zjarrit dhe pjesë të armëve, 3 tyta armësh, 74 pjesë nga armë të ndryshme, 22 kuti me mekanizma për revole dhe  një peshore digjitale për matjen e barutit.”,- tha zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq Talevska.
 
Nga MPB thonë se  këto dyshime  ka pasur që nga data 02 nëntor .  Bastisja është realizuar tek babai i personit me iniciale S. J., i cili për momentin qëndronte në vikend-shtëpizën ku u gjetën armët dhe municionet.
 
Për të dy personat, është ngritur kallëzim penal për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “përpunimi i jashtëligjshëm, mbajtja dhe tregtia me armë dhe materie shpërthyese”, sipas nenit 396 nga Kodi Penal. 
 
FITIM KRYEZIU