Maqedoni

“Inkluziva”: Personat me aftësi të kufizuara kanë hasur pengesa

03.11.2021 17:09

Në zgjedhjet lokale, shoqata “Inkluziva” ka regjistruar një mori parregullsish...

Në zgjedhjet lokale, shoqata “Inkluziva” ka regjistruar një mori parregullsish, pengesash dhe pamundësish për të shfrytëzuar të drejtën e votimin personat me aftësi të kufizuara. Pjesa më e madhe e ankesave kanë të bëjnë me pengesat për qasje nëpër vendvotime, vërejtjet për ekranet e votimit, mungesa e fotografive, mungesa e tabletëve votues për të verbrit etj.
 
“Në raundin e dytë të zgjedhjeve nuk ka pasur tablet votuese për personat e verbër.  Një person nga Kumanova i cili e ka të dëmtuar tërësisht shikimin nuk i është dhënë kjo pajisje speciale për këtë kategori dhe më këtë i është mohuar e drejta e votës оse të votojnë  me ndihmën e një shoqëruesi dhe më këtë thyhet e drejta e privatësisë për hedhjen e votës. Ka njerëz që nuk kanë gishtërinj dhe nuk mund të identifikohen në pajisjet elektronike.”,- u shpreh Bllagica Dimitrovska nga Shoqata “Inkluziva”.
 
Dimitrovska thotë që është e lumtur që në listën e këshilltarëve ka hasur shtatë persona me aftësi të kufizuara, ndërsa tre prej tyre janë bartës të listës, ajo kërkon që atyre tu sigurohet kushte për punë. 
 
“Duhet të përmirësohet qasja nëpër objektet sidomos objektet publike. Nëpër këshillat e komunave nuk ka qasje. Si mundet ata persona që futen në listat për këshilltarë, si do të punojnë me këshilltarët tjerë nëse ato nuk kanë qasje në objekt? Pra, ky problem duhet zgjidhur.”,- theksoi Bllagica Dimitrovska nga Shoqata “Inkluziva”.
 
Ky problem nuk gjen zgjidhje prej vitesh, thonë nga “Inkluziv” dhe si pasojë shumë qytetarë me aftësi të kufizuara mbeten pa votuar.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU