Hahn: Maqedonia nuk do të marrë datën për fillimin e negociatave
Edhe në këtë samit të BE-së Maqedonia nuk do të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim…..

Këtë e ka bërë të ditur komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn. Duke shprehur keqardhje, Hahn tha se ka disa pengesa në kuadër të këshillit që nuk lejojnë të ndodhë hapja e negociatave për anëtarësim.
Në prononcimin për TVM thotë se “Sa i përket ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, tentojmë ta debllokojmë këtë çështje, por siç e dini, kemi shumë pengesa dhe për momentin nuk shoh lëvizje”- ka thënë Hahn, duke shtuar se ai personalisht nuk mund ta pranojë këtë dhe do të angazhohet personalisht në muajt e ardhshëm të përmirësojë situatën.
Hahn ka folur edhe për zhvillimet në Maqedoni, duke theksuar se vendi i opozitës është në parlament dhe jo jashtë tij. Mesazhi i tillë, tha Hahn, vlen për të gjitha vendet e Ballkanit.
Aktualisht, përveçse në Maqedoni, opozita bojkoton kuvendin edhe në Shqipëri.
