Maqedoni
Propozim-buxheti, Mickoski: Qeveria nuk ka kapacitete për investime kapitale
03.11.2021 18:05
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, thotë se qeveria nuk ka kapacitete për investime kapitale...

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, thotë se qeveria nuk ka kapacitete për investime kapitale e këtë sipas tij e vërteton me realizimin e investimeve kapitale në 10 muajt e parë të 2021.
“Premtojnë investime kapitale në vlerë prej 37 miliard denarë, apo më shumë se 600 milion euro. Cili është kapaciteti tani i kësaj qeverie për investimet kapitale. Deri në muajin e 10 të këtij viti janë realizuar 15 miliard denarë investime kapitale, që është për 2.5 herë më pak se sa nga ajo që planifikojnë për vitin e ardhshëm. Këtu parashtrohet pyetja çka është ajo që do të ndryshojë në kapacitetin e realizimit të investimeve kapitale në qeveri, vitin e ardhshëm përplot me kriza dhe sfida, e që nuk mundën këtë vit që duhej të ishte vit zhvillimor. Përsëri ato janë numra në letër, dëshira të tyre, në fund ai buxhet është gjithçka vetëm jo zhvillimor. Kjo qeveri nuk ka kapacitet për zhvillim.”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
