Maqedoni

Strategjia nacionale për burgjet, Nuhiu: Investimi më i madh në histori

03.11.2021 18:33

Një nga treguesit me të cilat matet zhvillimi demokratik i një shoqërie janë edhe kushtet në të cilat trajtohen personat e burgosur...

Një nga treguesit me të cilat matet zhvillimi demokratik i një shoqërie janë edhe kushtet në të cilat trajtohen personat e burgosur dhe paraburgosur. Qeveria promovoi  Strategjinë kombëtare për reforma në sistemin e burgjeve. Zëvendësministri i drejtësisë, Agim Nuhiu, thotë se janë ndarë mjete të konsiderueshme për përmirësimin e kushteve në burgje. 
 
“Rreth 25 milion euro do të investohen në rindërtimin dhe ndërtimin e burgut më të madh në Idrizovë...Punojmë në programet  e risocializimit dhe nëse është e nevojshme edhe në edukimin e personave në burgje.”,- tha zëvendësministri i drejtësisë, Agim Nuhiu.
 
Vasalo: Zbatoni strategjinë, kushtet në burgje të rënda
 
Strategjia e mirë nuk është e mjaftueshme nëse ajo nuk zbatohet në praktikë përkujton Zëvendës-shefi i delegacionit të BE-së. Thotë se  Respektimi i plotë i të drejtave të njeriut është një nga kushtet kryesore për aderim në BE.
 
“Kushtet në burgjet e vendit mbesin të rënda,kjo mund të kualifikohet edhe si keqtrajtim sipas Komitetit për pengimin e torturës. Ka tentime të përmirësohet situata, ka projekt për rikonstruim. Arsim, resocialzim, rehabilitim në burg dhe pas lirimit duhet të jenë prioritete... Shërbimet e burgut duhet të mund të sigurojnë kujdes dhe mjekim shëndetësor të krahasueshëm me ato që i kanë pacientët jashtë burgut.”,- theksoi zëvendësshefi i delegacionit të BE-së në RMV, Julian Vasalo.
 
Me ndihmë të fondeve të BE-së së fundmi janë siguruar pajisje mjekësore për 6 institucione përmirësuese ndëshkuese.
 
“Pajisjet janë financuar nga ana  e BE-së në vlerë prej 46 667 euro pa TVSh. Pajisjet janë dërguar në institucione dhe janë vënë në funksion.”,- u shpreh drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Marjan Spasovski.
 
Në pajisjet mjekësore përfshihet një zyrë dentare në Burgun e Idrizovës, si dhe aparate EKG për shtëpinë përmirësuese në Idrizovë, Shtip dhe Prilep, Burgun e Shkupit, Tetovës dhe Gjevgjelisë.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI