“Open Ballkan”, Edi Rama mbërrin në Beograd

03.11.2021 19:27

Rrugët e Beogradit janë mbushur me flamuj shqiptarë....

Rrugët e Beogradit janë mbushur me flamuj shqiptarë,  në kuadër të “Open Balkan” që do të mbledhë ditën e nesërme 3 nga 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Beograd.

Përveç flamujve shqiptarë, valëviten dhe flamuj të Maqedonisë së Veriut e të Serbisë. Ky samit ndryshe nga ata të shkuarit, nuk do ta gjejë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në krah të homologut shqiptar Edi Rama dhe presidentit Serb Aleksandar Vuçiq.

Vendin e Zoran Zaev të dorëhequr disa ditë më parë do ta zërë zv.kryeministri Nikolla Dimitrov.

Sikurse edhe në takimet e shkuara të këtij formati, Vuçiç, Rama dhe Dimitror në ditën e parë të samit do të zhvillojnë një ecje në qendër të Beogradit. Dita e dytë e takimit do të nisë me një takim me përfaqësuesit e biznesit e më pas me ata të Këshillit Atlantik për t’ja lënë vënë vendit takimit trepalësh.