Maqedoni
Beograd, sot takimi i ri i nismës “Ballkani i hapur”
04.11.2021 11:55
Nxitja e bashkëpunimit rajonal përmes nismës “Ballkani i Hapur” ka vazhduar dje me takimet joformale në Beograd...

Ndërsa sot mbahet takimi kryesor i nismës “Ballkan i Hapur”, por në këtë takim nuk do të jetë kryeministri Zoran Zaev. Në vend të Zaevit, që ka paralajmëruar dorëheqje, Qeverinë e Maqedonisë së Veriut do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.
Liderët e Ballkanit pritet të fokusohen edhe njëherë në zbatimin e marrëveshjeve për 4 liritë kryesore të Bashkimit Europian për të forcuar më tej bashkëpunimin në rajon. Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, i cili në emër të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dje pasdite mbërriti në Beograd për takim pune në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” ka deklaruar se bashkëpunimi rajonal është jashtëzakonisht i rëndësishëm për arritjen e angazhimeve të përbashkëta strategjike për të cilat qeveria është e përkushtuar pavarësisht situatës politike dhe konfirmim për këtë është pjesëmarrja ime në këtë takim.
