Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë: Sot ka nisur aplikimi për vaksinimin e gripit sezonal

04.11.2021 12:33

Për të moshuar mbi 60 vjet, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësor, grate shtatzëna dhe fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç...

Për të tretin vit radhazi, vaksina për këto grupe qytetarësh është falas. Për shkak të kërkesës në rritje për vaksinat e gripit në nivel global, po bëhen përpjekje për të marrë dërgesat e vaksinave sa më shpejt të jetë e mundur.
 
Theksojmë se nuk është vonë që qytetarët të vaksinohen kundër gripit në nëntor apo dhjetor, pasi sipas të dhënave epidemiologjike, kjo sëmundje në dhjetë stinët e fundit kulmin e saj e arrin në fund të muajit shkurt. Aplikimi për vaksinim kundër gripit sezonal do të fillojë sot përmes ueb-faqes vakcinacija.mk.
 
Duke plotësuar formularin, ju regjistroheni për vaksinim direkt në sistemin Termi im. Sipas orarit të parashikuar në planin e vaksinimit, do të merrni informacionin me SMS për datën dhe orën e saktë se kur duhet të vaksinoheni në pikën e zgjedhjes suaj gjatë regjistrimit.
 
Vaksinimi i gripit nuk mbron nga Covid 19, por është shumë i rëndësishëm në kushtet e një pandemie Covid 19 dhe ndikimin në sistemin shëndetësor.