Botë

Gjermanisë i kthehet covidi, shënohet rekord i rasteve

04.11.2021 12:51

Gjermania të enjten e regjistroi shifrën më të lartë ditore të personave me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë me 33.949 raste të reja...

Gjermania të enjten e regjistroi shifrën më të lartë ditore të personave me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë me 33.949 raste të reja, pikërisht në ditën kur pritet të takohen ministrat rajonalë të shëndetësisë.
 
Shifra ditore e infeksioneve besohet se është rritur nga një festë publike në disa pjesë të Gjermanisë të hënën, që e ka shtyrë grumbullimin e të dhënave. Rekordi i mëparshëm i rasteve në Gjermani ishte shënuar më 18 dhjetor të vitit të kaluar me 33.777 të infektuar.
 
Helge Braun, shef i stafit të kancelares në largim, Angela Merkel, tha se shtetet gjermane duhet të bëjnë progres më të shpejtë në vaksinimin e personave të moshuar me dozën përforcuese.
 
Deri të mërkurën, vetëm 6.7 për qind e personave mbi moshën 60-vjeçare në Gjermani e kanë marrë dozën përforcuese, sipas të dhënave të Institutit “Robert Koch”, organ që merret me raportimin e rasteve me Covid-19 në Gjermani. Personat e moshuar janë gjithashtu më të rrezikuar për të përfunduar në spital shkaku i infektimit me koronavirus.
 
Ndryshe, disa shtete evropiane kanë raportuar rritje të numrit të rasteve në javët e fundit, duke nxitur debat nëse duhet kthyer masat kufizuese dhe si të binden më shumë njerëz për t’u vaksinuar.